Portieri i përfaqësueses së Kosovës Arijanet Muriç ndërron sërish skuadër.
22-vjeçari i cili gjeti pak hapësira te Girona në ligën e dytë spanjolle është huazuar sërish deri në fund të këtij sezoni këtë herë te Willem 2 në Holandë aty ku do të ketë shok skuadre mesfushorin e kombëtares shqiptare Lindon Selahi.
Për Aro Muriç siç e quajnë shkurt në Kosovë kjo do të jetë eksperienca e dytë në Eredivisie pasi më parë është aktivizuar me NAC Bredan. Muriç është nën kontratë me Manchester City-n deri në verën e vitit 2024 dhe këto muaj te Willem 2 do t’i shërbejnë si eksperiencë.