Haliti reagon për sulmin me vezë ndaj Kurtit në Skënderaj: Mund ta ketë organizuar vetë ai

Kandidati për deputet nga radhët e  Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar pas sulmit me vezë që iu është bërë në Skënderaj, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Haliti, ndonëse ka dënuar sulmet që i janë bërë liderit të Vetëvendosjes, ka thënë se një sulm të këtillë ka mundur të organizohet nga vetë ai.

“Mundem me thënë që e ka orkestru vetë Albini që të krijojë imazh të keq për njerëzit e PDK-së, duke e ditë që elektorati i PDK-së është 99% atje”, ka deklaruar Haliti.