Hoti: Njohja e sotme nga Izraeli i nxorri gabim kritikët e marrëveshjes së 4 shtatorit

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka thënë se njohja e formalizuar që iu bë sot Kosovës nga Izraeli, është si efekt i marrëveshjes së 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti ka thënë se kjo njohje i nxjerr gabim ata që nuk e kanë pranuar këtë marrëveshje.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Me marrëveshje e sotme që e derivon prej marrëveshjes së 4 shtatorit. Më vjen mirë qe kemi arritur në këtë pikë dhe dëshiroj të falënderoj Ministrinë e Punëve te Jashtme për kryerjen e të gjitha punëve. Shfrytëzoj rastin të falënderoj dy administratat e Amerikës për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Me nënshkrimin shteti i Kosovës konsolidohet me miqtë dhe me Lindjen e Mesme, falë mbështetjes së jashtëzakonshme. Besoj se veprimi i sotëm tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit që ka në Shtëpinë e Bardhë dhe i nxjerr gabim të gjitha ata kritikët që nuk e kanë pranuar këtë marrëveshje. Ajo çka ka ndodhur menjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Krahas shkëmbimit të marrëdhënieve diplomatikë sot u nënshkruar edhe marrëveshje të tjera. Unë pres me padurim t’i presim në Prishtinë miqtë tanë izraelitë.