Zemaj: S’do të lejojmë që mjekët e rinj të mbesin pa specializime e ta lëshojnë Kosovën

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur konferencë për medie lidhur me specializimet në shëndetësi të ndara nga kjo ministri.

Zemaj me këtë rast tha se ky grup i specializantëve po subvencionohen për ta përballuan me lehtë specializimin.

Sipas tij, kjo po bëhet në mënyrë që mos të lejohet të mjekët e rinjtë të mbesin pa specializim dhe të ikin jashtë vendit.

“Ndajmë me publikun që specializantët si mjekë 280 mjekë të ri në Stomatologji dhe 270 në Mjekësi të Përgjithshme. Kjo është kategori e specializantëve me vetëfinancim, prandaj mbështetja financiare për specializantin e ri është për të siguruar stabilitet”.

“Po subvencionohen që të përballojnë më lehtë financimin. Duke bazuar në përkushtimin tonë që të mos lejojmë që mjekët e rinj të mbesin pa specializuar ose të ikin jashtë Kosovës”.

“1500 specializime janë ndarë deri më tani. Shprehi përkushtimin e MSh-së për t’i dhënë prioritet kësaj fushe”.