VV-ja mban numrin 127, LDK-ja 132, PDK-ja 134, AAK-ja 135, Nisma 121

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është bërë tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike kanë tërhequr numrat.

Lëvizja Vetëvendosje 127, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë numrin 132 në fletëvotim, Partia Demokratike e Kosovës 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës numrin 135, Nisma Socialdemokrate 121.

Ndërkaq, partitë tjera mbajnë numrat: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 117, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 123, Lëvizja për Bashkëveprim 116, Koalicioni VAKAT 113, Subjekti Fjala 138, Nova Demokratska Stranka 131, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 111, Srpski Demokratski Savez 118, Roman Iniciativa 124, Lista Serbe 119, Partia e Ashkalinjve për Integrim 130, etj.