Një burrë nga Idaho ka fituar për herë të gjashtë lotarinë në një lojë gërvishtëse Crossword.
Bryan Moss nga Meridian fitoi 250 mijë dollarë.
Lotaria e Idahos në një njoftim për shtyp, deklaroi se çmimi i tij është më larti, por shumë larg nga çmimi i madh.
Ai zotëron dyqanin shëndetësor Newko Sport dhe Nutrition.
Moss tha se luan rregullisht sepse e di që përfitojnë shkollat e Idaho.
Lotaria Idaho ndahet në shkollat publike dhe Fondin e Ndërtimit të Përhershëm.
Në total, gjatë historisë së lotarisë shtetërore, 961.5 milionë dollarë janë kontribuar për këto dy njësi.
“Jam krenar që ndihmoj në mbështetjen e shkollave publike të Idahos, kjo është arsyeja pse unë luaj”-tha Moss.
Burri planifikon që të gjitha paratë e fituara të i jep vajzës për arsimimin, raporton CNN .