Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nesër do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, ka thënë ai.
Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike me datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.