Interi ka mposhtur 4:0 Beneventon në xhiron e 20-të të Serisë A për të mbajtur nën presion liderin , Milan.
Skuadra e Antonio Contes fitoi me dy gola të Romelu Lukakut, një të Lautaro Martinezit dhe një autogol të Improtas.
Në tabelë, Interi është i dyti me 44 pikë, vetëm dy më pak se Milani që i prin ligës.