Rashiq tregon se si u sulmuan njerëzit e partisë së tij nga kandidati për deputet i Listës Serbe

Nenad Rashiq nga Partia Progresive e Serbëve në Kosovë ka dhënë detaje edhe për sulmin që iu bë në Shtërpcë kandidatit të partisë së tij nga deputeti i Listës Serbe.

“Parmbrëmë në një vend që policia e ka treguar në raportin e saj, në restorantin “Kapra” kandidati për deputet nga Lista Serbe që ishte edhe deputet në legjislaturën e fundit e që ishte edhe deputet në legjislaturën  e fundit. Po e potencoj ai ka qenë edhe këshilltar i Thaçit që është edhe vëllai i kryetarit aktual të Shtërpcës. Ata kanë qenë një grup prej 10-15 vetave që i përkisnin një partie, derisa nga partia ime kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve është aprovuar tashmë për komisioner në zgjedhjet e 14 shkurtit në Shtërpcë. Pa asnjë justifikim kandidatët tonë janë sulmuar”, tregon Rashiq.

Rashiq ka treguar më tej se sulmuesi ka sharë bashkë partiakët e tij duke i etiketuar edhe se po punojnë për shqiptarët.

Ish-deputeti serb i Kuvendit të Kosovës thotë se të sulmuarit kanë lajmëruar policinë dhe se tashmë kanë filluar hetimet.

“Mirëpo raporti nuk është shkruar drejtë pasi që ish-deputeti Branisllav Nikoliq nuk është përfshirë në këtë hetim edhe pse ai ishte inicuesi i problemit”, ka thënë ai për Telegrafin.

Rashiq thotë se rasti është shumë serioz dhe sipas tij është shumë e rëndë që në të është i përfshirë edhe një kandidatë për deputet.