Rita Ora shpjegon skenën e vallëzimit me skeletin në klipin e ri: Ideja ishte të tregonim që atje nuk ishte askush

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka sjell javën e kaluar klipin e saj më të ri, “How to be lonely”.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat e komplimente të mëdha ka marrë edhe klipi, i cili është realizuar me një skenar shumë të veçantë.

Duke qenë se kënga i dedikohet vetmisë, në një prej skenave të klipit, Rita shfaqet duke vallëzuar e vetme me një skelet, duke portretizuar kështu ndjenjën e vetëkënaqjes.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë publikoi disa fotografi gjatë realizimit të kësaj skene në Instagram, në mbishkrimin e së cilave tregonte se kjo ishte skena e preferuar e klipit.

 “Kam bërë shumë qejf në këtë pjesë të videos! Ideja ishte që të bënim një skelet, por skeleti përfaqëson që nuk ka asgjë atje. Vazhdoni të shikoni klipin dhe më dërgoni të gjitha videot me reagimin tuaj”, ka shkruar Ora në Instagram.

Klipi është ideuar nga regjisori i famshëm Dave Meyers, i cili ka punuar me emrat më të mëdhenj të Hollywoodit.

“How to be lonely” është projekti i parë i Rita Orës për këtë vit, përmbajtja dhe titulli i së cilit përshtatet shumë me gjendjen aktuale të vetmisë në mbarë globin, për shkak të COVID-19.