Java e fundit e janarit nga ekstremi në ekstrem. Fillimisht më ftohtë dhe me reshje bore. Në fundjavë sërish më butë e priten edhe reshje shiu.
Nga e mërkura dhe e enjtja do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të ndryshueshme, e herë-herë priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.
Nga fundjava sërish depërtime të cikloneve mbi rajon që mundësojnë të reshura shiu, e rrymimet e ngrohta ajrore nga Mesdheu sërish kushtëzojnë mot të butë dhe rritje të temperaturave lart mbi vlera mesatare.
Moti dinamik që parashihet në ditët e ardhshme, mundëson një qarkullim të mirë ajror, e që mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, ndërsa cilësia e ajrit do të mbetet me indeks në vlera të mjaftueshme dhe të mira. E nga dita e mërkurë, pasi që erërat mund të pushojnë indeksi do të kaloj edhe në vlera të dobëta.
25.01 – Reshjet e shiut vazhdojnë deri në mëngjes, vende-vende të përziera edhe me borë. Ditën vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Herë herë do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi. Në mbrëmje reshje shiu, që më vonë shndërrohen në borë.
26.01 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë. Kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
27.01 – Ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
28.01 – Ftohtë me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore.
29.01 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mbrëmje vonë priten edhe të reshura shiu.
Temperaturat e ajrit në rënie. Minimalet zbresin nga 2C deri në -6C, e maksimalet zbresin pranë 0C, e deri të premten në rritje deri në 7C.
Shtypja atmosferike pas një rënie të thellë sonte gjatë natës, në ditët e ardhshme me tendencë të rritjes mbi vlera normale.