Plotësohet kërkesa e AKR-së, ndryshon radhitja e kandidatëve në listën me LDK-në

Lista e kandidatëve për deputetë në mes të LDK-së dhe AKR-së ka pësuar ndryshime.

Kanë qenë nga subjekti i Behgjet Pacollit që janë ankuar gjatë së dielës së LDK nuk ka respektuar marrëveshjen për renditje.

Por kjo një ditë pas është korrigjuar. Këtë e ka konfirmuar për KlanKosova.tv, Vesel Makolli nga AKR.

Është Flamur Sefaj i cili ishte caktuar me numër 76 paraprakisht, por korrigjimin e listës, ai tash bartë numrin 55.

Islam Pacolli dhe Ibrahim Makolli kanë ndërruar vend në listë, duke marrë numrat e njëri-tjetrit sipas përbërjes paraprake.

Tash Islam Pacolli është me numër 22, ndërkaq Ibrahim Makolli ka numrin 34.