Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka njoftuar qytetarët se të gjitha kompanitë e sigurimeve janë duke ofruar të gjitha shërbimet për të cilat janë licencuar, në pajtim me vendimet dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore në vend.
“Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që për lëvizjen me automjet gjatë kësaj periudhe të blejnë sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia – sigurimin TPL, ndërsa procedurat e regjistrimit të automjeteve do t’i kryejnë në një kohë më vonë në cilëndo komunë që ta kenë më afër, konform vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.
“Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të respektojnë vendimet e organeve kompetente për të ruajtur shëndetit dhe për të shpëtuar jetën e më të dashurve tanë”, tha Mazreku.