Pavarësisht se ishte thënë se kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes nuk do të shkonte për konsultime me presidentin Hashim Thaçi, pas rrëzimit në Kuvend, të Qeverisë më 25 mars, ai ka ndërruar mendje.
Kurti ka thënë se të presidenti do të shkojë si kryeministër në detyrë, derisa ka këmbëngulur se nuk mund të formohet qeri e r epa zgjedhje të reja.
“Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë”, konfirmoi Albin Kurti në emisionin DESKU të KTV-së.