Horoskopi 11 janar 2021

Dashi

Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen këtë të hënë. Ju mund të jeni treguar shumë naiv, ose keni shfaqur mungesë profesionalizmi. Ka shumë mundësi që frymëzimi juaj dhe durimi të mos kenë qenë mjaftueshëm. Megjithatë kjo nuk do të thotë se aspirtatat tuaja janë të dështuara. Partneri juaj do të largohet pak nga ju, mos u shqetësoni pasi kjo mund të jetë gjëja më e mirë.

Demi

Ditën e sotme do të jetë tepër e vështirë të gjeni një aleat dhe një person ku të mbështeteni. Ata të cilët janë të martuar, do të shfaqin anë negative tek partneri dhe një konflikt i vjetër mund të shfaqet sërish. Nuk këshillohet që të filloni projekte të përbashkëta, më mirë shmangni zyrtarizimin e një partneriteti.

Binjakët

Diçka që prej shumë ditësh po e prisni nuk do të ndodhë, ose nëse ndodh do të ndodhë shumë vonë. Mund të mbeteni të zhgënjyer nga dikush. Mos u rebeloni me fatin, por më mirë kaloni një ditë me përkushtim të plotë në punë.

Gaforrja

Aktivitetet tuaja sot do të kenë nevojë për themele të forta. Ju mund të fokusoheni në çështje që kanë të bëjnë me paratë, pronën, aftësitë e pashfrytëzuara apo burime të tjera. Një kujdes të veçantë dueht të tregoni me financat dhe me njerëzit që keni afër.

Luani

Një periudhë festive optimiste mund ti hapë rrugën një mjegulle e cila prej shumë kohësh është në jetën tuaj. Mos lejoni që të përfshiheni nga mërzitja dhe depresioni , pasi në të kundërt do të humbni shpirtin tuaj luftarak. Problemet me të cilat do të përballeni sot, nuk do të jenë të reja.

Virgjëresha

Sot në ditën tuaj do të jenë të pranishme si fitoret ashtu dhe dështimet. Dikush do t’ju garantojë besimin për të cilin ju keni aq shumë nevojë. Falë punës disa prej jush të dashura Virgjëresha do te shijojnë suksesin dhe një pozicion të ri në punë. Yjet do t’ju favorizojnë në dashuri dhe në çështjet ekonomike.

Peshorja

Planet tuaja të fundit mund të duken joreale. Shumë prej jush nuk do të humbin optimizmin, por do të tregohen tepër skeptikë. Ju mund të zhgënjeheni nga miqtë tuaj ose do të mendoni se nuk keni burime të mjaftueshme për të realizuar planet tuaja.

Akrepi

Kryeneçësia dhe vetëbesimi i tepruar mund t’iu bëjnë keq. Veproni në mënyre delikate dhe më të sofistikuar, në mënyrë që të realizoni synimet tuaja. Instikti i lindur ose i fituar do t’iu ndihmojë të veproni siç duhet.Mos u tregoni egoist dhe mendoni se sa lëndoni të tjerët me sjelljen tuaj.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do të ketë ndonjë arsye serioze për t’u ndjerë të mërzitur. Çdo gjë do të jetë në drejtimin e duhur dhe nuk do të cenojë asnjë rregull të vendosur. Do të mërziteni me disa miq afër jush, sepse në momentet kur ju keni më shumë nevojë ata nuk do t’ju gjenden pranë.

Bricjapi

Ky nuk është momenti më i mirë për tu marrë me riparime. Veprime të tilla duhet ti bëni vetëm nëse ndodheni në krizë. Mos shkoni në kërkim të miqve të rinj. Mos merrni asnjë përgjegjësi shtesë, veçanërisht nëse nuk jeni shumë të qartë mbi detajet e ardhshme.

Ujori

Të metat tuaja në partneritet dhe pikat e dobëta mund të bëhen më të dukshme sot. Ju mund të keni mosmarrëveshje me eprorin tuaj, klientët dhe konsumatorët. Marrëdhëniet tuaja familjare dhe bashkëshortore mund të përkeqësohen.

Peshqit

Duhet të përqendroheni në detyrat taktike, pasi ato do të jenë shumë rëndësi në strategjinë e përgjithshme. Mos u mbingarkoni me punë shtesë, por në të njëjtën kohë mos u tregoni dembel duke shmangur edhe punën tuaj. Zbatimi i urdhrave të eprorit, mund t’iu duket diçka e vështirë, por duhet ta bëni.