Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se fitorja e këtij subjekti në zgjedhjet e reja është e pashmangshme.
“Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme”, është shprehur Haxhiu, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka thënë se Vetëvendosje është dyfishuar sa i përket mbështetjes.
“Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët”.
“Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e kanë dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”.