Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur numri total i rasteve pozitive është 52.634 raste nga 190.879 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.357 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.442.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.