Kongresi Amerikan sapo ka konfirmuar fitoren ne Joe Biden karshi Donald Trump në Kolegjin Zgjedhor.
Numërimi i votave elektorale të Vertmont e kanë vendosur Biden dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris mbi pragun e nevojshëm prej 270 votave për ta fituar Presidencën, raporton CNN.
Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë refuzuar kundërshtimet për të hedhur poshtë votat elektorale nga Georgia dhe Pensilvania.
Certifikimi i fitores së Biden vjen pas protestave të dhunshme që ndodhën mbrëmë në zonën e Kongresit Amerikan, prej të cilave mbetën të vdekur katër persona.