Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot njoftoi se ka shpallur kandidaturën për mandatin e dytë në këtë komunë, por përmes këtij njoftimi, ai doli edhe kundër PDK-së.
Deklaratën e Lladrovcit e komentoi u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media.
“Së pari Kryesia në mbledhjen që kemi mbajte dje: nën 1 të gjithë anëtarët e kryesisë janë pjesë e listës për deputetë. Të gjithë deputetët janë pjesë e listët. Të gjithë kryetarët e komunave që drejtohen nga komuna garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen. Çdo kryetar i degës duhet të jetë pjesë e listës zgjedhore. Si çdo herë tjetër. Nuk kemi gazetë zyrtare për t’i publiku këto vendime. I dëshiroj z. Lladrovci vetëm sukses, kur të mbahen zgjedhjet. Detyra ime është që ta përmbylli këtë listë. Ramizi do ta ketë mbështetjen tonë”.
Lladrovci nuk ka treguar nëse kandidatura e tij është e pavarur apo do të jetë në logon e PDK-së.
“Pra, jam kandidat për kryetar të Drenasit, edhe për mandatin e dytë”, tha Lladrovci.
Ai gjithashtu tha se këtë veprim e ka marrë duke parë që këtë nuk po e bën kryesia e partisë së tij – PDK-ja dhe duke e parë që emri i tij “po mohohet” nga dega e PDK-së në Drenas.