Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë të shtrirë 40 pacient me koronavirus.
“Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 31 mars 2020 janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid 19: 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa, 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi, shkruan Gazeta Stop.
“I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid, asnjëherë nuk ka siguri 100 për qind”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.