Mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

51 mijë e 328 persona në Kosovë janë infektuar me COVID-19 prej 13 mars 2020-të kur edhe u paraqitën dy rastet e para.

Si pasojë e infektimit me SARS CoV2 kanë vdekur 1 mijë e 335 persona.

Ndërkohë, sipas të dhënave të IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 41 mijë e 407 pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive tani të jetë 8 mijë e 586 raste aktive.