Tashmë kur kemi hyrë në vitin 2021, njerëzit ndajnë urimet më të mira me njëri-tjetrin.
Viti që e lamë pas, ishte një vit që do të mbahet mend gjatë për shkak të pandemisë, që na bëri të gjithëve ta përjetojmë rëndë, pasi mori jetë njerëzish dhe ndikoi që bota të jetë më ndryshe.
Urojmë që 2021-ta t’i japë forcë secilit për të përballuar sfidat e jetës dhe vullnet për të kapur shanset dhe çdo çast të vlefshëm.
Viti 2021 të jetë viti i zgjidhjeve, që të këqijat do t’i lë pas; që ditët që po vijnë të jenë më të mira për secilin; e hareja e këtyre sekondave të ndërrimit të motmoteve të mos ndalet kurrë…!
Gëzuar nga Gazeta Stop 2021!