Klinika Obstetrike-Gjinekologjike do të bëhet me qendër të IVF – frytnimi i asistuar artificial dhe me laborator citogjenetik nga viti i ardhshëm.
Kështu ka bërë të ditur nga ushtruesi i detyrës i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
“Për herë të parë fekondimi artificial do të bëhet në QKUKGjithashtu edhe amniocenteza do të realizohet për herë të parë në laboratorin citogjenetik dhe gratë shtatëzëna nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës për diagnostikimin e çrregullimeve të rënda gjenetike të frytit.Punimet për ndërtimin e kësaj qendre po vazhdojnë me ritëm të shpejtuar”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Për herë të parë fekondimi artificial do të bëhet në QKUK
Nga viti ardhshëm Klinika Obstetrike-Gjinekologjike do të bëhet me qendër të IVF ( frytnimi i asistuar artificial) dhe me laborator citogjenetik.
Për herë të parë fekondimi artificial do të bëhet në QKUK
Gjithashtu edhe amniocenteza do të realizohet për herë të parë në laboratorin citogjenetik dhe gratë shtatëzëna nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës për diagnostikimin e çrregullimeve të rënda gjenetike të frytit.
Punimet për ndërtimin e kësaj qendre po vazhdojnë me ritëm të shpejtuar.