Ngjarja e rëndë ku katër persona dyshohet se janë vrarë me armë zjarri në fshatin Pozharan të Vitisë është një krim i rëndë në familje.
Një i afërm me familjen ka konfirmuar për Klan Kosovën se kryefamiljari e ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë dhe në fund edhe veten.
Sipas këtyre burimeve, dorasi është mërgimtar që punon dhe jeton në Zvicër dhe në Kosovë ka ardhur për pushime bashkë me familjen.
Është konfirmuar zyrtarisht se katër personat që dyshohet se janë vrarë me armë zjarri në fshatin Pozharan të Vitisë janë anëtarë të një familje.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën Kryeprokurori i Gjilanit Arben Kadriu.
Kadriu ka thënë se është akoma herët që të flitet për motivet e këtij rasti tragjik.