Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër të ardhshëm, Enver Hoxhaj, është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
I shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, në takim me Ruçin kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Kosova dhe Shqipëria në përballjen me rreziqet e jashtme.
Në këtë takim u diskutua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë në vitin 2021 në raport me sfidat dhe interesat shqiptare në rajon.
“Interesat shqiptare në Ballkan nuk kanë qenë asnjëherë më të rrezikuara në rajon dhe vetëm me një kohezion e bashkëpunim të ngushtë mund të tejkalohen”, ka thënë Hoxhaj në takim me Ruçin.
Kryeparlamentari shqiptar e ka siguruar kryun e PDK-së për mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat.
Ai e ka uruar Hoxhajn për kandidimin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës dhe për ndihmën e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën.