Luana Vjollca shpreh dëshirën e veçantë për vitin 2021!

Mbrëmja e sotme në”Shiko kush LUAN” i është dedikuar festës së Krishtlindjeve dhe nuk ka munguar Babagjyshi, i cili ka mbajtur dëshirat e të gjithë të ftuarve.


Megjithatë në thes ka munguar dëshira e autores dhe moderatores së programit, Luana Vjollcës, por publiku ka ngulmuar duke dashur të dijë çfarë dëshiron ajo për vitin 2021.

“Dëshira ime është të mundohemi ta harrojmë këtë vit, por mos të mendojmë se ka qenë një ëndërr e keqe pasi ka qenë një ëndërr reale, ky vit pandemik, ndaj a mundet të gjithë ju që po na ndiqni tani, të dhuroni një puthje, një “faleminderit”, një “të dua”, një “më fal” të gjithë njerëzve që kanë nevojë sa i keni në jetë, fatkeqësisht nuk e kemi fare në dorë këtë pjesë.Sa jemi sot gjallë, dedikojini një mesazh dashurie njerëzve tuaj të dashur. Mami, motrat e mia ju dua pafund, faleminderit dhe më falni për gjithçka mund të kem bërë padashje”, ka thënë ajo.