Nasim Haradinaj: Pse shpëtoi Ibrahim Rugova, e shokët iu vranë?

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), njëherësh nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur në T7 në lidhje me aktakuzat e ngritura nga ana e Gjykatës Speciale.

‘’Ngritja e aktakuzave është sepse ata duhet të arsyetojnë veprimet e tyre dhe fondet e shumta që kanë’’, theksoi Haradinaj.

Nënkryetari i OVL UÇK-së, ka folur edhe për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe për vrasjet e figurave të rëndësishme të LDK-së pas luftës.

‘’Pse shpëtoi ky? A po mendon që janë tut a? Po kanë tut kur ka shërbim? Shumë mirë që s’u vra, por shumë keq që iu vranë shokët. Ata që i thonë Gandi i Kosovës ata nuk dinë asgjë për Gandin. Ky asnjë rezistencë nuk e ka bërë’’, ka deklaruar  Nasim Haradinaj në Frontal./GazetaStop/