Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit 14 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç), njofton Klan Kosova
Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka arritur në 1 mijë e 120.
“Numri total i rasteve pozitive është 43.324 raste nga 154.084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.120 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29.430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.774”, ka njoftuar IKSHPK.