Barcelona nuk ka hequr dorë nga interesimi për mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Madje, “Mundo Deportivo” të martën ka raportuar se Mustafi është ende opsion te Barcelona dhe gjasat janë të mëdha që ai t’i bashkohet ekipit spanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit.
Problemet e Barcelonës me lëndimet në mbrojtje kanë detyruar drejtuesit e klubit që të vihen në kërkim të një përforcimi për këtë repart.
Mustafi ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni dhe te Barcelona, që ka telashe me financa shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, po shihet si opsion më i lirë.
Mustafi muajin e shkuar është rikthyer nga lëndimi dhe ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Arsenali.
Ai këtë edicion ka pesë paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, kurse pjesë e këtij ekipi është që nga viti 2016. 28-vjeçari, karrierë ka bërë edhe te Valencia e Sampdoria.