Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti mbi vendin tonë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Sipas IHMK-së kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë deri ditën e premte.
“Reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë (30.11.2020). Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit. Në fushat termike pritet të ketë luhatje, duke bërë që mëngjeset të regjistrojnë vlera negative të temperaturave dhe ngrica të lehta, ndërsa si pasojë e rrezeve të diellit të cilat gjatë ditës do të jenë prezent, kushtet për mjegull të radiacionit (rrezatimit diellor) mbeten të njëjta si javën paraprake”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.