381 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 381 nga 501 sa ishte para një javë.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e Komitetit komunal për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ismajli u ka bërë apel qytetarëve që t’iu përmbahen rregullave të institucioneve shëndetësore si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit, e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës, mos grumbullimi e higjiena personale.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan janë regjistruar 2594 raste pozitive me COVID-19, 2139 janë shëruar, 74 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin korona, 381 raste janë aktive, 105 pacientë janë në hospitalizim, ndërsa të konfirmuar me COVID-19 janë 74.