Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.
IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektohen masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se të hënën do mbajnë takim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-COVID19, duke parë se numri i vdekjeve është i lartë dhe personave të infektuar po ashtu.