Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të të dhënave ditore të COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ahmeti vazhdon të mos pajtohet me masat e marra nga Qeveria për mos përhapje të koronavirusit, teksa edhe bënë krahasim me komunën e Prizrenit, njofton Klan Kosova
Mes tjerash Ahmeti bën të ditur se kryeqyteti sot pati 237 raste dhe asnjë vdekje, teksa në Prizren u regjistruan tri vdekje nga COVID-19.
“A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo. Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që s’kanë kuptim” është shprehur Ahmeti.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga covidi!
Prizreni 29 raste e 3 vdekje’
A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo. Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim.
Në pesë ditët e fundit numrat e të infektuarve kanë qenë
25 nëntor – 704
26 nëntor – 775
27 nëntor – 764
28 nëntor – 639
29 nëntor – 626
Në fillim krijohet bindja se është në rënie.
Por në qoftë se e shikojmë si përqindje e testit storia është tjetër.
25 nëntor – 704/1651 42.6%
26 nëntor – 775/1903 40.7%
27 nëntor – 764/1827 41.8%
28 nëntor – 639/1565 40.8%
29 nëntor – 626/1505 41.5%
Pra 40 përqind positivity është tepër tepër shifër e lartë. Dhe nuk po bjen.
Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndërsa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë.