Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencë për daljen e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka njoftuar se në të dy komunat procesi zgjedhor është zhvilluar në atmosferë të kënaqshme.
“Deri në orën 15:00 dalja në zgjedhje ka qenë 29.76 përqind, apo 26 mijë votues nga 87 mijë e 381. Në vitin 2017 dalja në zgjedhje ka qenë 31 përqind. ”, është shprehur Daka.
“Në Mitrovicën e Veriut dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 është 30.3 përqind, apo shtatë mijë e 62 qytetarë. Dalja në zgjedhje në vitin 2017 në këtë komunë ka qenë 29 përqind deri në orën 15:00”.