626 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kjo shifër ka dalë pas tetsimit të 1 mijë e 505 mostra..
Personat e infektuar vijnë nga këto komuna:
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.