Horoskopi 22 nëntor 2020

Dashi
Sot ju nuk do të jeni në gjendjen tuaj më të mirë dhe këtë do e kuptoni që në mëngjes! Gjithçka duket se duhet të presë, madje edhe ndjenjat kanë nevojë për një pushim. Parashikime të mira për beqarët që janë duke kërkuar për dashuri të reja. Ditën e sotme ju do të jeni mjagt të shqetësuar përsa i përket punës, vendime të vështira ju presin.

Demi
Një Hënë spektakolare ju kthen përsëri në këmbë dhe ju ngre entuziazmin. Ju do të jeni dinamik dhe të shkëlqyeshëm, një pikë referimi e vërtetë për partnerin/en. Nëse jeni vetëm dhe kërkoni shpirtin binjak, ju keni të gjitha kërkesat e nevojshme për ta bërë këtë ditë të veçantë. Kolegët tuaj do tju falenderojnë pasi shkathtësia juaj do ti nxjerrë nga një problem në punë.

Binjakët
Pengesat e ndryshme dhe problemet e punës do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Kthehuni te faktet dhe shmangni bërtitjen. Qetësohuni dhe merrni çdo gjë ashtu si t’ju vijë.Mos kini frikë të merrni vendime. Aventura të reja vijnë për beqarët, perspektiva të shkëlqyera për të takuar njerëz interesantë.

Gaforrja
Neptuni sot në opozitë ndërlikon veçanërisht marrëdhëniet, kryesisht ato në sferën sentimentale. Vëmendja për çështjet urgjente do të bëjë që ju të neglizhoni partnerin/en, duke tërhequr disponimin e tij/saj të keq. Beqarët do të jenë në gjendje për të forcuar një miqësi që është humbur me kalimin e kohës. Në punë një mik do t’ju ofrojë mbështetjen e tij, bëni mirë mos e refuzoni sepse keni nevojë për të. Një kujdes të veçantë duhet të tregoni për financat.

Luani
Mungesa e diplomacisë tuaj mund t’ju kishte futur në një situatë të turpshme. Merrni përgjegjësitë tuaja dhe dilini zot veprimeve tuaja. Merrni një pushim për të shplodhur mendjen tuaj dhe për të parë situatën në mënyrë të qartë. Ditë e komplikuar për beqarët, ju do të rikuperoni qetësinë në mbrëmje.

Virgjëresha
Yjet do tju favorizojnë këtë të dielë. Partneri juaj do të sigurohet që sot tja kaloni sa më mirë.Takime interesante dhe njohje të reja për të gjithë ata persona që janë vetëm he në pritje për aventura. Të gjithë që i përkasin kësaj shenje duhet të kenë parasysh investimet që duhet të bëjnë.

Peshorja
Nuk është momenti i duhur për të marrë përsipër gjëra që kërkojnë kohë e mund. Problemet financiare sot në mëngjes mund të bëjnë që të gjendeni në telashe.Besojini këshillave të miqve dhe atyre që keni pranë. Bëni durim nëse po planifikoni për të investuar diku.

Akrepi
Po kaloni disa momente ankthi në lidhje me shëndetin tuaj. Janë çaste kalimtare. Po kaloni disa momente ankthi në lidhje me shëndetin tuaj. Janë çaste kalimtare. Sa i përket dashurisë ndiheni mjaft mirë me veten tuaj.

Shigjetari
Përpara se të merrni vendime të caktuara, dëgjoni mendimet e njerëzve që besoni dhe të cilët tashmë janë përballur me të njëjtat përvoja. Takime interesante dhe njohje të reja për të gjithë ata persona që janë vetëm he në pritje për aventura.Dikush tani do të kthehet prapa t’ju tregoj një qëndrim armiqësor. Mos e humbni disponimin tuaj të mirë.

Bricjapi
Në fushën sentimentale, mos vazhdoni të shtyni një vendim që ka pritur gjatë që të merret. Ju nuk do të bëni asgjë, por ta bëni atë edhe më të vështirë. Flirte të mundshme për beqarët, simpatia dhe besueshmëria do të jenë katalizatori i vërtetë.Disa situata të pashmangshme mund të programohen për t’u zgjidhur, por kjo do të kërkojë më shumë aftësi.

Ujori
Mos u ndikoni nga negativiteti i të tjerëve dhe mos bini preh e provokimeve cinike të dikujt pranë jush. Lejojini të tjerët të mendojnë dhe të thonë çfarë të duan. Bëni mirë të qetësoheni dhe t’i ktheheni punës suaj. Pas pune bëni mendoni për diçka argëtuese për t’u ndjerë të relaksuar.

Peshqit
Përpiquni të mbani veten nën kontroll dhe të mos nervozoheni. Realizoni vetëm ato gjëra që janë të rëndësishme për ju. Për çështje të tjera do të keni kohë mjaftueshëm të merreni ditët në vijim. Qëndroni larg zhurmës dhe grupeve të mëdha me njerëz.