Gjatë sesionit të tij të 88-të, zhvilluar në datat 24-28 gusht 2020, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare miratoi Opinionin Nr. 47/2020 (A/HRC/WGAD/2020/47), i cili konstaton shkelje tërënda të të drejtave të njeriut nga autoritetet e Kosovës dheTurqisë kundër Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya and CihanÖzkan. Opinioni u publikua nga Grupi i Punës mbi NdalimetArbitrare në muajin nëntor 2020.
Në Opinionin e publikuar në dokumentinA/HRC/WGAD/2020/47, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitraretë OKB-së (WGAD) doli në përfundimin se arrestimi, ndalimidhe transferimi me forcë i Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dheCihan Özkan më 29 mars 2018 në Kosovë ishte arbitrar dhe nëkundërshtim të normave dhe standarteve ndërkombëtare për tëdrejtat e njeriut.
Në lidhje me Kosovën, Grupi i Punës vendosi se privimi nga liriai gjashtë individëve ishte arbitrar dhe në kundërshtim me dispozitat përkatëse në nenin 2 (e drejta e mosdikriminimit); nenin 3 (e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë); nenin 8 (e drejta përmjete juridike efektive); nenin 9 (liria kundër arrestimit apo ndalimit arbitrar); nenin 10 (e drejta e gjykimit të drejtë) dhenenit 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes) tëDeklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Këto shkeljepërfshihen në kategoritë e shkeljeve I, II, III dhe V, sipaskritereve të Grupit të Punës.
Në lidhje me Turqinë, Grupi i Punës vendosi se privimi nga liriai gjashtë individëve ishte arbitrar dhe në kundërshtim me dispozitat përkatëse në nenin 2, (e drejta e mosdikriminimit); nenin 3 (e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë); nenin 8 (e drejta përmjete juridike efektive); nenin 9 (liria kundër arrestimit apo ndalimit arbitrar); nenin 10 (e drejta e gjykimit të drejtë) dhenenit 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes) tëDeklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe nenin 2 (1) dhe (3) [e drejta e mosdiskrimimit dhe mjete efektive]; nenin 9(e drejta e lirisë dhe sigurisë; nenin 14 (e drejta për gjykim tëdrejtë); nenin 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes);dhe nenin 26 (e drejta e barazisë përpara ligjit) të PaktitNdërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Këto shkeljepërfshihen në kategoritë e shkeljeve I, II, III dhe V, sipaskritereve të Grupit të Punës.
Në këtë kontekst, Grupi i Punës i bën thirrje (a) Qeverisë sëTurqisë t’i lirojë menjëherë të gjashtë individët; dhe (b) qeverivetë Turqisë dhe Kosovës t’i akordojnë viktimave të drejtën e zbatueshme të kompensimit dhe dëmshpërblimit, në përputhjeme të drejtën ndërkombëtare. Në kontekstin aktual të pandemisëglobale COVID-19 dhe rrezikut të koronavirusit në institucionete burgimit apo paraburgimit, Grupi i Punës i bën thirrje Qeverisësë Turqisë të ndërmarrë veprime urgjente për lirimin e të gjashtëindividëve.
Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrate gjithashtu i bën thirrjeautoriteteve të Turqisë dhe Kosovës të mundësojnë një hetim tëplotë dhe të pavarur mbi rrethanat që lidhen me privimin arbitrartë lirisë të gjashtë individëve dhe të marrin masat e nevojshmekundër atyre që janë përgjegjës për dhunimin e të drejtave tëtyre.
Në përputhje me paragrafin 33 (a) të metodave të tij të punës, Grupi i Punës ia referoi këtë rast Raportuesit të Posaçëm mbiNxitjen dhe Mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirivethemelore në luftën kundër terrorizmit dhe i kërkoi qeverivepërkatëse ta shpërndajnë këtë opinion me të gjitha mjetet, sa mëshumë të jetë e mundur.
Gjatë tre viteve të fundit Grupi i Punës ka vënë re një rritje tëkonsiderueshme të rasteve të ndalimit arbitrar në Turqi. Grupi iPunës mbi Ndalimet Arbitrare shpreh shqetësimin e thellë përngjashmëritë që kanë këto raste dhe tërheq vëmendjen se, nëdisa rrethana, praktika e burgosjeve masive dhe sistematike, sidhe privime të tjera të rënda të lirisë në kundërshtim merregullat e së drejtës ndërkombëtare, mund të përbëjnë krimekundër njerëzimit.
Arrestimi arbitrar i viktimave
Në orën 7:00 të mëngjesit të datës 29 mars 2018, gjashtë njësipolicore u shpërndanë në dy qytete të Kosovës, si pjesë e njëplani të detajuar që përfshinte disa zyrtarë të nivelit të lartë. Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan u arrestuanbrenda disa orëve nga njëri-tjetri.
Z. Yusuf Karabina u arrestua në orën 8:00 të datës 29 mars 2018 në një rrugë me qarkullim të lartë automjetesh, në kohën kur ai po udhëtonte për në shkollën ku punonte, bashkë me disaanëtarë të tjerë të familjes. Një punonjës policie hapi derën e pasagjerit, kapi me forcë një anëtar tjetër të familjes dhe e tërhoqi atë jashtë automjetit, ndërsa një anëtar tjetër i familjesdoli nga automjeti instiktivisht. Sapo z. Karabina doli ngaautomjeti ai u prangos dhe u fut me forcë brenda një makinepolicie, e cila u kthye menjëherë dhe udhëtoi në drejtim tëPrishtinës.
Dhjetë (10) oficerë në dy automjete policore dhe një automjetme targa civile mbërritën në Gjakovë në orën 8:00 të datës 29 mars 2018. Ata hynë në ambientet e Kolegjit Mehmet Akif, kuarrestuan z. Demirez, z. Günakan dhe z. Özkan. Të tre mësuesitu prangosën në oborrin e shkollës dhe u dërguan menjëherë nëaeroport.
Z. Mustafa Erdem u arrestua nga policia e Kosovës nëparkingun e stacionit qendror të policisë në Prishtinë, ndërsa ai po nxitonte të interesohej, në kapacitetin e tij si drejtor ishkollës, për arrestimin më parë të katër mësuesve. Z. Erdem u shty me forcë në automjetin në të cilin mbahej z. Karabina qënga rrëmbimi i tij. Ata u transferuan drejtëpërdrejtë në aeroport, pa u dërguar më parë në brendësi të stacionit policor.
Dy punonjës policie mbërritën në banesën e z. Karakaya nëPrishtinë në orën 9.07 të mëngjesit të datës 29 mars 2018 dhepyetën për “Osman emigrantin”. Ata i kërkuan z. Karakaya tëbëhej gati të shkonte me oficerët e policisë për të nënshkruardisa dokumente në lidhje me rinovimin e lejes së tij të qëndrimit. Z. Karakaya mori me vete disa dokumente dhe i la porosibashkëshortes të njoftonte një shok të tij për t’u takuar në zyrëne lejeve të qëndrimit, me qëllim për ta ndihmuar me përkthimin. Ai i shoqëroi të dy oficerët e policisë jashtë banesës dhe u transferua menjëherë në aeroport.
Në tërësinë e tij operacioni i arrestimit të gjashtë individëve u planifikua dhe realizua nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë(AKI), e cila në këtë rast kishte kompetenca policore dhe mori nën kontroll zyra policore, në kundërshtim me standartet ligjoretë brendshme dhe ndërkombëtare. Agjentët e agjencisë (AKI) gjithashtu i dhanë urdhëra oficerëve të kontrollit kufitar nëaeroport dhe ishte AKI dhe jo Ministria e Brendshme ajo e cilasiguroi biletat e fluturimit dhe kreu të gjitha veprimet që lidhenme logjistikën e transferimit të viktimave.
Z. Demirez, Z. Erdem, Z. Günakan, Z. Karabina, Z. Karakayadhe Z. Özkan iu dorëzuan agjentëve turq në AeroportinNdërkombëtar të Prishtinës. Gjashtë individët mbërritën nëaeroport në orën 9:27, kaluan kontrollin kufitar dhe hipën nëbordin e një avioni që i përkiste Birleşik İnşaat Turizm TicaretVe Sanayi, një kompani me seli në Turqi. Avioni u ngrit nëfluturim në orën 10:50 të datës 29 mars 2018. Konfuzioni mbiidentitetin e z. Günakan vazhdoi edhe në aeroport, pasi ai u ngatërrua me një shtetas tjetër turk, emri i të cilit ishte nëurdhërin e dëbimit me forcë. Eventualisht identiteti i z. Günakanu sqarua, por pavarësisht kësaj oficerët e Agjencisë së Kosovëspër Inteligjencë vendosën ta deportojnë, edhe pse nuk kishteasnjë urdhër për dëbimin e tij me forcë.
Nisur nga shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut kundër gjashtëindividëve mekanizmi kombëtar i parandalimit në kuadër tëInstitucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës u njoftua dheinicioi një hetim për rastin. Më datë 29 mars 2018 u njoftua edhepër krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, por ai u ngritzyrtarisht vetëm më 28 qershor 2018. Komisioni me një mandat4-mujor u ngarkua nga Kuvendi i Kosovës për të përpiluar njëraport mbi incidentet e datës 29 mars 2018, me qëllimpërcjelljen e përfundimeve Prokurorisë Speciale të Kosovës përhetime të mëtejshme.
Në raportin e tij, Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovëskonkludoi se me dëbimin e gjashtë shtetasve turq autoritetetshkelën dispozitat e mëposhtme të legjislacionit të brendshëmdhe të drejtës ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë:1. Nenet 29 (2)– (4) (e drejta e lirisë dhe sigurisë), 31 (e drejtapër një gjykim të drejtë dhe të paanshëm) dhe 32 (e drejtapër mjete juridike) të Kushtetutës së Kosovës;2. Nenet 14 (1), 15, 16 (1)– (2) dhe 17 (2) dhe (6) të Ligjit nr. 04/L-213 për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik nëÇështje Penale;3. Nenet 8 dhe 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut;4. Nenet 9 (1)– (2) dhe 13 të Paktit (ICCPR);5. Nenet 3, 5 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;6. Neni 1 (1) i Protokollit nr. 7 të Konventës Evropiane për tëDrejtat e Njeriut;7. Neni 3 i Konventës kundër Torturës dhe Trajtimeve apo Dënimeve të Tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese.
Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar morën në pyetjedisa nga aktorët kryesorë të përfshirë në këtë rast dhe zgjatja e mandatit të tij nga 15 prilli në 15 maj 2019 i mundësoiKomisionit t’i paraqiste Kuvendit të Kosovës përfundimet e mëposhtme: 1. Duke zbatuar me automatizëm kërkesën e Agjencisë sëKosovës për Inteligjencë (“AKI”) për revokimin e lejeqëndrimeve të shtetasve turq, pa shqyrtuar nëseinformacionet e ofruara prej AKI-së plotësonin kriteretligjore për të qenit “kërcënim ndaj sigurisë kombëtare”, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim (“DShAM”), në kuadër të Ministrise së Punëve të Brendshme, ka shkelurnenin 5 të Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative. 2. Dëbimi i z. Hasan Hüseyin Günakan, pa kurrfarë urdhri tëligjshëm, paraqet shkelje të nenit 55, par. 1 të Kushtetutëssë Republikës së Kosovës; nenit 1, par. 1 të Protokollit Nr. 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe nenit13 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhePolitike. 3. Fakti që nuk është kërkuar zyrtarisht kthimi i z. Gunakannë Republikën e Kosovës pas dëbimit të tij të gabuar, përbën shkelje të nenit 25, par. 1 dhe 2 të UdhëzimitAdministrativ (MPB) Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajveme Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës. 4. Duke marrë pjesë në operacionin për dëbimin e gjashtështetasve turq, i cili nuk e kishte për qëllim mbledhjen e informacioneve, zyrtarët e AKI-së kanë tejkaluarfushëveprimin ligjor të AKI-së të përcaktuar me nenin 2, par. 1 të Ligjit Nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës përInteligjencë. 5. Mungesa e një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjetPolicisë së Kosovës dhe AKIsë, që trajton posaçërishtkoordinimin e operacioneve të përbashkëta, paraqet shkeljetë nenit 8, par. 2 të Ligjit për AKI, si dhe shkakton pasigurijuridike dhe mbrojtje jo të mjaftueshme të të drejtave tënjeriut. 6. Drejtoria për Migrim dhe të Huaj (“DMH”), në kuadër tëPolicisë së Kosovës, ka nxjerrë urdhra për largim me forcëtë gjashtë shtetasve turq, pa plotësuar asnjërin prej kushtevetë përcaktuara me nenin 97, par. 1 të Ligjit Nr. 04/L-219 përtë Huajt. 7. Urdhrat për largim me forcë u nxorën në bazë të nenit 6 dhenenit 99, par. 2 të Ligjit për të Huajt, edhe pse asnjëra prejkëtyre dispozitave, sipas ligjit, nuk mund të shërbejë sibazë për nxjerrjen e këtij lloj urdhri. 8. Forma e urdhrave për largim me forcë nuk përputhej me kërkesat e nenit 97, par. 8 të Ligjit për të Huajt, i cilipërcakton se: “Të huajit i komunikohet në formë të shkruar, në njërën nga gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze, . . . duke i shpjeguar . . . vendin ku [urdhri] do të ekzekutohet[dhe] mënyrën e transportimit të tij për në vendin e destinacionit.”9. Disa zyrtarë policorë nuk kanë informuar shtetasit turq përtë drejtat e tyre për mbrojtje ligjore dhe për të kontaktuaranëtar të familjes. Ky mosnjoftim paraqet shkelje të KoditNr. 04/L-123 të Procedurës Penale, neni 13, par. 1; dheKushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 29, par. 2 dhe3. 10. Disa zyrtarë të tjerë policorë nuk morën masa të duhurapër t’i informuar shtetasit turq lidhur me të drejtat e tyre nëgjuhën turke, edhe pse këta zyrtarë kishin vërejtur vetë se disa prej shtetasve turq nuk e kuptonin gjuhën shqipe. Kjoparaqet shkelje të nenit 13, par. 1 të Kodit të ProcedurësPenale; dhe nenit 29, par. 2 dhe 3 të Kushtetutës sëRepublikës së Kosovës. 11. Gjashtë shtetasve turq nuk iu ofrua këshillim dhepërfaqësim juridik, gjë që paraqet shkelje të UdhëzimitAdministrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës, neni 12, par. 6. 12. DShAM-ja, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimin e saj për të siguruarfletudhëtime për shtetasit turq që nuk posedonin dokumentetë udhëtimit. Kjo paraqet shkelje të nenit 8, par. 1 dhe 3 tëLigjit për të Huajt. 13. Divizioni për Ripranim dhe Kthim (“DRK”), në kuadër tëDShAM-së, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimin e tij për të vërtetuaridentitetin e shtetasve turq që nuk posedonin dokumente tëidentifikimit. Kjo paraqet shkelje të nenit 30 të UdhëzimitAdministrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës. 14. DRK-ja, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimin e tij për të organizuar transportinpër gjashtë shtetasit turq. Kjo paraqet shkelje të nenit 32 tëUdhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e tëHuajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës. 15. DShAM-ja, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimet e saj të përcaktuara me nenin 37 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 përKthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm nëRepublikën e Kosovës, duke përfshirë koordinimin e eskortës së sigurisë, dhënien e ndihmës personale për kthimdhe sigurimin e shoqërimit mjekësor. 16. Për shkak të mosangazhimit të DRK-së, nuk është marrëparasysh dëshira e z. Mustafa Erdem, i cili posedonnënshtetësi të Shqipërisë, për t’u kthyer në shtetin kudëshironte. Kjo paraqet shkelje të nenit 17, par. 6 tëUdhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e tëHuajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës.17. Duke mos futur të dhënat e gjashtë shtetasve turq nëSistemin e Menaxhimit Kufitar për hyrje dhe dalje, zyrtarëtpolicorë kanë vepruar në kundërshtim me ProcedurënStandarde të Operimit për Sistemin e Menaxhimit Kufitar(DOK-05/001/2017, 25 qershor 2017). 18. Duke mos kontrolluar dokumentet e udhëtimit të gjashtështetasve turq, zyrtarët policorë kanë shkelur nenin 15, par. 2 të Ligjit Nr. 04/L-072 për Kontrollin e Kufirit Shtetëror. 19. Zyrtarët policorë vendosën që të lehtësohej kontrollimikufitar në rastin e gjashtë shtetasve turq, edhe pse nukplotësoheshin kushtet ligjore për lehtësim të tillë, tëpërcaktuara me nenin 16, par. 1 dhe 2 të Ligjit përKontrollin e Kufirit Shtetëror. 20. Duke vendosur vulën katrore në urdhrat për largim me forcë, të cilët nuk përbënin as dokumente identifikimi as dokumente udhëtimi, zyrtarët policorë kanë shkelur nenin17, par. 1 të Ligjit për Kontrollin e Kufirit Shtetëror. 21. Dëbimi i gjashtë shtetasve turq në një vend ku kishterrezik real që ata do t’i nënshtroheshin torturës osedënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese, paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare zakonore; nenit3, par. 1 të Konventës kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të Tjera Mizore, Jonjerëzore dhePoshtëruese; dhe nenit 3 të Konventës Evropiane për tëDrejtat e Njeriut. 22. Duke i paraqitur Ministrisë së Infrastrukturës të dhëna tërrejshme lidhur me numrin e pasagjerëve dhe qellimin e fluturimit, kompania ajrore Birlesik Insaat ka shkelurRregulloren (MI) Nr. 02/2015 për Aprovimin e FluturimeveCharter dhe Taxi JoHPEA, neni 10, par. 1. 23. Bashkëpunimi joefikas ndërmjet Ministrisë sëInfrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhePolicisë Kufitare, ka rezultuar në mosndjekjen e procedurave ligjore për ndëshkimin e kësaj kompanieajrore. Këto procedura janë të përcaktuara me nenin 97, par. 2 të Ligjit 03/L-051 për Aviacionin Civil. 24. Duke mos nxjerrë vendim përfundimtar lidhur me aplikimin e z. Osman Karakaya për vazhdimin e lejeqëndrimit, DShAM-ja ka shkelur nenin 44, par. 1 tëLigjit për të Huajt. 25. Mosnxjerrja e vendimit përfundimtar në rastin e z. Karakaya gjithashtu e ka privuar atë nga e drejta e ankimimit, e garantuar me nenin 6, par. 3 të Ligjit për tëHuajt. 26. Duke mos marrë masat e duhura, deri në ditën e dëbimit, për të njoftuar shtetasit turq lidhur me revokimin e lejeqëndrimeve të tyre, DShAM-ja e ka bërë të pamundurqë ata të kontestonin këto revokime. Kjo paraqet shkelje tënenit 108, par. 3 të Ligjit për Procedurën e PërgjithshmeAdministrative.27. Duke përzier elemente të urdhrit për largim me forcë dheurdhrit të dëbimit, DMH-ja ka kufizuar maksimalishtmundësinë e gjashtë shtetasve turq për të ushtruar të drejtëne tyre të ankimimit. Kjo përzierje e dy urdhrave tëndryshëm nuk parashikohet askund në Ligjin për të Huajt, apo në ndonjë akt tjetër normativ, dhe, rrjedhimisht, ka qenë e kundërligjshme. 28. Duke qenë se të gjithë prej gjashtë shtetasve turq jetoninnë Republikën e Kosovës me anëtarë të ngushtë të familjes, dëbimi i tyre përpara ushtrimit të së drejtës së ankimimit, paraqet shkelje të së drejtës për respektimin e jetësfamiljare, sipas nenit 8 të Konventës Evropiane për tëDrejtat e Njeriut dhe nenit 36, par. 1 të Kushtetutës sëRepublikës së Kosovës, lexuar bashkë me nenin 13 tëKonventës dhe nenin 32 të Kushtetutës (shih Ekspertizën, f. 61–63). 29. Gjashtë shtetasit turq u dëbuan përpara ushtrimit të sëdrejtës së ankimimit, edhe pse nuk ekzistonin arsye të fortatë sigurisë kombëtare për t’i dëbuar përpara ushtrimit tëkësaj të drejte, si dhe nuk ekzistonte ndonjëdomosdoshmëri tjetër për një masë të tillë. Kjo paraqetshkelje të nenit 13 të Konventës Ndërkombëtare për tëDrejtat Civile dhe Politike; dhe nenit 55, par. 2 tëKushtetutës së Republikës së Kosovës. 30. Fakti që shtetasit turq nuk u informuan lidhur me bazatfaktike mbi të cilat u ishin revokuar lejeqëndrimet, ka penguar ushtrimin e së drejtës së ankimimit në muajt pas dëbimit të tyre, duke paraqitur shkelje të nenit 13 tëKonventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe nenit 1, par. 1 të Protokollit Nr. 7 të Konventës. 31. Duke mos informuar Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimin që gjashtë shtetasit turq po kryenin apo kishinkryer vepër penale, AKI-ja ka shkelur nenin 25, par. 2 tëLigjit për AKI.