Sekretari i përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilall Shefiri nëpërmjet një konference për media ka kërkuar të dijë bashkëpunimin mes Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Dhomave të Specializuara në Hagë.
“Nisma Socialdemokrate kërkon nga Prokuroria e Kosovës të sqarojë publikun nëse ka pasur bashkëpunim me Dhomat e Specializuara në funksion të ndriçimit të krimeve që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë”.
“Kjo çështje duhet sqaruar pasi përfaqësuesit e shtetit dhe prokurorisë Serbe kanë pohuar publikisht se kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Specializuar të Kosovës në Hagë dhe se gjatë këtij bashkëpunimi ata e kanë furnizuar prokurorinë e specializuar të Kosovës me prova mbi bazën e të cilave është ngritur aktakuzë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, njofton Klan Kosova
Sherifi mes tjerash kërkoi të dijë nëse Prokuroria Speciale ka dorëzuar dosjet që lidhen me krimet që janë kryer në Kosovë.
“Duke u nisur nga fakti se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë pjesë e institucioneve të drejtësisë së Kosovës, Nisma kërkon nga Prokuroria e Kosovës të sqaroj publikisht se cila është shkalla e bashkëpunimit të Prokurorisë së Kosovës me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës. Sa dosje lidhur me aktet gjenocidale që ka kryer Serbia gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë ka dorëzuar Prokuroria e Kosovës në Zyrën e Prokurorit ë Specializuar”, deklaroi Sherifi.