Hoti i thotë Selim Selimit: Ne nuk ndërhyjmë në vendimet e organeve të drejtësisë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ndërhyn dhe nuk i komenton vendimet e organeve të drejtësisë.

Kjo pasi ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka kërkuar që të ndëpritet dialogu me Serbinë pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimit, njofton Klan Kosova.

“Duhet ta respektojmë parimin e ndarjes së pushteteve. Ne nuk ndërhyjmë dhe nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë”.

“Më lejoni të ju them, në Qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe. Bazën ligjore e kemi të qartë se si të sillemi në këtë situatë për t’i ndihmuar personat e përfshirë në këtë situatë”.