Trumpi kërkon ndërprerje të numërimit të votave

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë thirrje që të ndërpritet procesi i numërimit të votave.

Përmes një postimi në Facebook, Trump shkroi: “Ndaleni numërimin!”.

Por, pas këtij postimi, Facebook-u ia ka shoqëruar një shënim ku thuhet se votat janë duke u numëruar dhe një link ku jepen më shumë të dhëna për zgjedhjet.

Kësaj thirrje i është bashkëngjitur edhe përfaqësuesi special për dialogun Kosovë – Serbi dhe një ndër përkrahësit më besnikë të tij, Richard Grenell, i cili ka thënë në SHBA kanë votuar edhe të vdekurit dhe ata që nuk janë banorë të lokacioneve ku kanë votuar.