Sonte rreth orës 22:30 janë dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 22:30, Policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugën ‘Edit Durham’ Prishtinë”.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty janë gjetur tri gëzhoja të fishekëve. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë ankues .Policia po merret me rastin”.