Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, e që numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 63.
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK u testuan 42 mostra nga të cilat dyshohej se mund të jenë të infektuara me koroanvirus.
Nga 42 mostra të testuara, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra kanë koronavirus.
“Sot me 24.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar katërdhjetë e dy (42) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy (2) prej tyre kanë rezultuar pozitive”.
“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe”.