COVID-19 në Kosovë: 7 muaj nga rastet e para, mbi 75 mijë të testuar

Në Kosovë deri më sot numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 16 mijë e 247 raste nga 75 mijë e 288 persona të testuar.

Derisa 648 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus, që i bie 3.98 për qind e të infektuarve.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368, kurse numri i rasteve aktive është 1.231.

Sot janë bërë 7 muaj nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë.