KEDS i kundërvihet erës me linjë tërësisht të re në fshatrat e Istogut

Pikërisht mbi Dubravë të Istogut, rrugës për Mojstir dhe Shushicë tashmë kanë zënë shtat dhjetëra shtylla betoni të Tensionit të Mesëm. Punëtorët e KEDS-it po punonin me internzitet të shtuar në fillim të tetorit në ndërtimin e linjës së re që do t’i furnizojë me energji mojstirasit e shushicasit.  Rrjeti i ri është integruar me bukurinë e këtyre fshatrave piktoreskë, që gëlojnë nga gjelbërimi edhe këtë fillim vjeshte. 

Qindra banorët e asaj pjesë, të rrahur nga erërat më të fuqishme në Kosovë, do të kenë shërbime dukshëm më kualitative. Kjo linjë e cila është e gjatë 3 km ka të instaluar 51 shtylla betoni me të gjitha stabilimentet tjera përcjellëse, tërësisht të reja. Me ndërtimin e saj, përpos që është rritur siguria në furnizim kualitativ me energji, janë eleminuar edhe mbingarkesat në rrjet, të cilat në të kaluarën rrezikonin furnizimin. 

“E keni knaqë këtë vend. Faleminderit për punën që po bëni”, thotë një nga banorët e asaj ane, teksa ndalon me veturën e tij t’i përshëndetë ekipet e KEDS-it.  Edhe banorët tjerë shprehen mjaft të lumtur me këtë punë. Madje, thonë se një investim të tillë nuk ka pasur me dekada derisa tregojnë se shpeshherë rrezikohej edhe siguria e tyre nga erërat e fuqishme që godasin këto fshatra. “Prej që e mbaj në mend nuk kam pa ekipe duke punu në rrjet me ndonjë investim. Normal që jemi mjaft të gëzum që tash kanë fillu investimet se në të kalumën kur u bojke ftoft e fryjke, banderat vec i shihshe tu lëvizë e mbetshim pa rrym sdisa ore. Tash këta kokan bandera të betonit edhe qysh po e shoh kokan tu i vnu krejt senet e reja.”, thotë Naim Hajdinaj,  qytetar i asaj ane.

KEDS vazhdon që me përkushtim dhe profesionalizëm të investojë gjithandej vendit në projekte madhore për të rehabilituar linjat ekzistuese dhe duke krijuar alternativa të reja të furnizimit për të gjithë konsumatorët.