Vetura e personit që u arrestua sot afër AKI-së po largohet nga vendi i ngjarjes.
Krejt kjo po ndodh pas dyshimeve për një mjet shpërthyes afër objektit të AKI-së me ç’rast është arrestuar edhe një person i dyshuar.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë aksion dhe ka njoftuar se njësitet kompetente po kryejnë veprimet e nevojshme.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.”, thuhet në pëgjigjen e policisë.