Për rreth 20 minuta, Përfaqësuesja e Kosovës është detyruar të ushtrojë në terr në stadiumin e Shkupit, në stërvitjet e fundit para ndeshjes së plejofit me Maqedoninë në kuadër të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”.
Sipas nikoqirëve, kjo ka ndodhur për shkak të “problemeve me ndriçim”.
Kosova e Maqedonia do të përballen në Shkup të enjten me filim prej orës 20:45. Te Kosova do të mungojnë futbollistët kryesorë për shkak të lëndimeve e për shkak të situatës aktuale me COVID-19.