Isa Mustafa konfirmon : Sot s’ka mbledhje të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar për Gazetën Express se sot s’ka kurrfarë takimi në partinë e tij.

“Jo!”, ka thënë prerë dhe shkurt ish-kryeministri Mustafa kur është pyetur nëse sot do të ketë takim në të cilin do të diskutohet edhe mundësia e zgjerimit të koalicionit.

Edhe nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, për Gazetën Express ka thënë se s’ka ndonjë informacion për një takim të tillë për të cilin është raportuar në media.

“Jo, s’kam ndonjë informacion”, ka thënë Veliu.

Mediat vendore sot kanë raportuar se Isa Mustafa do të mbledhë kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar rreth zgjerimit të koalicionit.