Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se nuk i kanë bërë thirrje Vjosa Osmanit t’i bashkohet këtij subjekti politik pas largimit të saj nga LDK-ja.
Haxhiu ka thënë se ata vazhdojnë të kenë bashkëpunimin me të në Kuvend, njofton Klan Kosova.
“Sa i përket ftesës për zonjën Osmani, natyrisht që nuk i kemi bërë ftesë që të vijë në Lëvizjen Vetëvendosje. Ne respektojmë qëndrimet publike të zonjës Osmani. Ato ka kohë që i thotë ato publikisht dhe nuk ka diçka të re në këtë drejtim”.
“Ne kemi bashkëpunim të mirë me të, jemi në koordinim të mirë sidomos për çështje të rëndësishme”, ka thënë Haxhiu.