​Veseli: Studentët e 1 Tetorit iu bashkuan kërkesave fundamentale për lirinë e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në përvjetorin e protestave studentore, ka thënë se ata u bënë shembull i vijimit më të ndritur të krenarisë kombëtare, me përkushtim të paparë, për liri dhe shtet.

Veseli ka shkruar në Facebook se historia e rezistencës së popullit tonë shënon edhe datën e 1 Tetorit, si datë e vetëdijes për liri, përmes së cilës rinia studentore ia vë vetes peshën e një ideali madhor.

“Studentët e 1 Tetorit iu bashkuan zërit të kërkesave fundamentale për lirinë e vendit. Ata u bënë shembull i vijimit më të ndritur të krenarisë kombëtare, me përkushtim të paparë, për liri dhe shtet. Nderim për jetën dhe veprën e studentëve dëshmorë. Respekt për studentët atdhetarë, që i mbetën besnik kauzave për çlirim”, ka shkruar ai.