Hoxhaj i PDK-së: Qeveria Hoti ka filluar lodhët, po vazhdon lodhët dhe 100 ditëshi i saj është i lodhët

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj, në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi, ka folur për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti, marrëveshjen e arritur në Washington, mos votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike si dhe për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri.

Hoxhaj ka thënë se Qeveria Hoti ka filluar lodhët dhe se ashtu është duke vazhduar.

“Ajo çfarë ka thënë Veseli është e saktë, dhe jo vetëm si vlerësim i PDK-së, por si vlerësim i qytetarëve, sepse ne kemi komunikim me qytetarë dhe e dimë se cili është perceptimi i tyre për Qeverinë”.

Hoxhaj ka thënë se në rrafshin e brendshëm edhe në sjelljet ndërkombëtare ka fusha që kanë pushtuar së ekzistuari gjatë qeverisjes Hoti.

Po ashtu, Hoxha ka kritikuar Qeverinë edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Kosova gjatë kësaj kohe ka pasur parametrat më alarmante, Kosova që është me ekonominë më të vogël nuk e ka një koncept se si do të ballafaqohet. Fakti që pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk kalon në Kuvend, është parametër matës. Kjo Qeveri nuk ka një skenar B se çka do të ndodhë nëse rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave, cili është skenari për fushën e arsimit. Nuk shihet qasje vizionare se si një qeveri duhet të ju përshtatet rrethanave ku gjendet vendi”, shtoi ai.

Sa i përket mos votimit të ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, Hoxhaj thotë se është absurde të fajësohet opozita.

“Është absurde që një Qeveri e cila pretendon që ka numrat në Kuvend dhe fajin ia lë opozitës. Ne si PDK, kemi qenë të parët që e kemi dhënë një qëndrim të qartë të plotë, të prezantuar nga zotëri Hamza, në kuptimin se çfarë duhet të ndodhë në këtë vend, kuptimin e mbështetjes ekonomike në një kohë krize. Nëse qeveria është e gatshme ta përkrahë qëndrimin e PDK-së, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”, shtoi ai.

Si përfundim, Hoxhaj tha se opozitën e bëjnë në përputhje me misionin që ka kjo parti, dhe sillen në përputhje me programin e tyre.